Ballina Kosovë Ish-deputetja e njohur diagnostikohet me tumor: Më e vështirë nga sa pritej…

Ish-deputetja e njohur diagnostikohet me tumor: Më e vështirë nga sa pritej…

98
0

Vasfije Krasniqi, ish-deputetja dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit lajmin se së fundmi është diagnostikuar me tumor.

Krasniqi ka bërë me dije se është diagnostikuar me tumor në zorrë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për ta hequr atë.

“Qëndrimi në spital ishte më i gjatë dhe i vështirë nga sa pritej,”-shkruan ajo, duke treguar se tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi dhe është e lehtësuar.

Lajmi më i mirë për të dhe për të gjithë ata që e ndjekin me dashuri e admirim, është fakti se tumori ka rezultuar beninj, duke i hapur rrugën një shërimi të plotë.