Nga Spartak Ngjela
Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: “misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm”
Ky ishte lajmi i sotëm për çështjen e Saliut.
Por…
Vetëm në Shqipëri gjen sot një ish- kryeministër që ka humbur zgjedhjet, dhe që thotë se shqiprarët nuk kanë votuar të lirë.
Po ku i ka provat Saliu për këtë, sepse monitorues të zgjedhjeve kanë qenë ekipet ndërkombëtare, të cilat nuk e pohojnë këtë manipulim..
Po Saliu?
Saliu është ende i nxehtë dhe me shqetësim të madh, sepse nuk e jep dot dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.
Po Partia Demokratike çfarë ka thënë deri tani?
Asgjë; sepse nuk ka se çfarë të thotë. (!)
Po Saliu, një humbës i madh tani, ende do ta mbajë Partinë Demokratike nën skllavërinë e tij?
Por ne për këtë duhet t’i drejtohemi filozofisë së historisë, e cila na ka thënë se:
Skllavëria ra atëherë kur skllavi e kuptoi që ai ishte skllav.
Dhe ja, pikërisht këtu përfundon logjika e pastër e kësaj çështjeje, sepse përkrahësit e Saliut në lidershipin e gjerë të Partisë Demokratike ende nuk e kanë kuptuar se ata janë të skllavëruar nga Sali Berisha.
Atëherë?
Asgjë, sepse nënshtrimi i tyre kundrejt Sali Berishës do të vijojë, dhe Partia Demokratike kuptohet se do të vijojë gjithashtu të jetë humbëse zgjedhjesh në Shqipëri.