Ballina Europë Ky qytet në Evropë u kërkon turistëve të ndalojnë vjedhjen e kalldrëmit...

Ky qytet në Evropë u kërkon turistëve të ndalojnë vjedhjen e kalldrëmit nga rrugët

40
0

Kur turistët thonë se do të donin të merrnin me vete një pjesë të vendit të tyre të preferuar në shtëpi, ndonjëherë e mendojnë se njëmend duhet ta shkëputin ndonjë pjesë për ta marrë me vete.

Qyteti piktoresk belg i Bruges u ka bërë një apel turistëve që të mos vjedhin kalldrëm nga rrugët e tij mesjetare të njohura nga UNESCO.

Politikani vendas Franky Demon thotë se afërsisht 50-70 kalldrëm zhduken çdo muaj, dhe zëvendësimi i tyre dhe riparimi i dëmeve kushton 200 euro për metër katror.

“Edhe pse disa mund ta konsiderojnë këtë gjest të padëmshëm ose të çuditshëm, pasojat janë serioze”, tha Demon për CNN.