Ballina Kronika Vodhi çantën me një shumë të madhe parash brenda, vihet në pranga...

Vodhi çantën me një shumë të madhe parash brenda, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër! Në banesën e tij gjenden…

32
0

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi vodhi çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.B, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

32-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi, kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.