Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas përmbylli të shtunën një vizitë në tre shtete të Ballkanit Perëndimor. Ajo vizitoi Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social shpërndau disa mesazhe në të tre vendet.
Për Kosovën, Kallas tha “Udhëheqësit duhet të lënë mënjanë ndarjet dhe të vënë në plan të parë të ardhmen e Kosovës.”.
Ndërsa në vizitën në Beograd, ajo i kërkoi lidërve politikë që të përmbushin reformat duke krijuar besimin drejt parimeve demokratike.
Në Maqedoninë e Veriut, Kallas kërkoi që të ecet përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Maqedonia e Veriut i përket familjes sonë europiane”, tha Kallas.