Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar me iniciale B.H humbi jetën në mënyrë tragjike.
Ai ishte duke kryer punime në banesën e një personi tjetër, konkretisht në heqjen dhe çmontimin e bolierit të ujit.
Gjatë punës, bolieri u shkëput papritur dhe goditi në kokë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.