Ballina Opinion Fitorja e Shqipërisë 31% statistikisht, 26% sipas basteve ndërkombëtare

Fitorja e Shqipërisë 31% statistikisht, 26% sipas basteve ndërkombëtare

46
0

Nga Eduard Zaloshnja 

Në prag të ndeshjes mëse të shumëpritur Shqipëri-Serbi, ndërtova një model simulacioni statistikor, duke përdorur të gjitha të dhënat statistikore publike për ekipet, si edhe për futbollistët e grumbulluar.

Ndër 10 mijë simulacione (ndeshje të luajtura në kompjuter, që u kryen për çerek sekonde në kompjuterin tim), Shqipëria doli fituese në 3104 raste (rreth 31%). Kurse në 5307 raste (rreth 53%) ne nuk dolëm humbës.

Duke hulumtuar koeficientët e 20 kompanive ndërkombëtare të basteve (nga Bet365, e deri tek Mozzart), rezulton se koeficienti i fitores tonë është mesatrisht 3.85. Që përkthehet në probabilitet rreth 26% për fitoren tonë ndaj Serbisë.

Kurse fitorja e Serbisë në Tiranë ka një koficient mesatar 2.05 në kompanitë ndërkombëtare të sipërpërmendura. Që përkthehet në probabilitet rreth 52% për mos-humbjen tonë ndaj Serbisë.