Ballina Kronika “Zbërtheu” 17 ngjarje kriminale, pentito i drejtësisë Artan Tafani rrëfehet në GJKKO:...

“Zbërtheu” 17 ngjarje kriminale, pentito i drejtësisë Artan Tafani rrëfehet në GJKKO: Laert Haxhiun e takova për herë të parë…! Tregon edhe pseudonimin që mbante

58
0

Artan Tafani, ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK duke zbërthyer 17 episode kriminale në një dosje ku janë marrë të pandehur 8 persona për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Në dëshminë e tij, Tafani ka treguar për nisjen e jetës së tij kriminale.

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku u përfshiva me drogë dhe pata probleme. Më pas u ktheva në Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje. Kisha probleme ekonomike dhe e vuajta dënimin në burgjet e Rrogozhinës, Kosovës dhe Lushnjës”, rrëfeu ai.

“Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël dhe kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova me punë të ndershme në Greqi, me bojëra dhe lyerje. Në 2006, pasi u ktheva në Lushnje, punova me xhaxhain në ndërtim dhe lyerje. Lash drogën, por më pas u ngatërrova sërish dhe në 2015 rash në burg për vjedhje në Western Union. Pas disa muajsh u arrestova dhe u dënova me 6 vjet burg”, ka rrëfyer ai.

Gjatë kohës në paraburgim, Tafani tregon se u njoh me disa anëtarë të bandës nga Lushnja.

Ai përmendi se një person me emrin Lulzim Spahiu ishte në burg pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

“Arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty, me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut, pasi dola nga burgu me çoi fjalë Klajd Taullahu do të takoj Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë, un vetë kam dhe emrin tjetër Marius”, tha ai.