Ballina Kulturë Fotografja daneze i dhuron Arkivave qindra imazhe të Shqipërisë së vitit 1994

Fotografja daneze i dhuron Arkivave qindra imazhe të Shqipërisë së vitit 1994

43
0

Qindra imazhe i janë shtuar Fototekës së pasur të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA).

Në një ceremoni dhurimi, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave në detyrë, Endrit Musaj ka nënshkruar një marrëveshje me fotografen daneze, Janne Klerk, e cila dorëzoi pranë DPA-së 44 fotografi të shkrepura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përgjatë janarit të vitit 1994.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, Janne Klerk kreu edhe një vizitë në “dhomën e fortë”, ku ruhet koleksioni i Kodikëve.

Precedenca e dhurimeve ka dëshmuar se materialet dokumentare dhe fotografike të marra në dorëzim prej DPA-së, kanë shërbyer për pasurimin e fondeve, duke ofruar edhe shtysa për nisjen e hulumtimeve të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave falenderoi fotografen daneze për besimin dhe vlerësimin, si rojtare e kujtesës kolektive. /atsh/