Ballina Rajoni Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet...

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

34
0

Në një zonë shkëmbore të plazhit Agia Marina në Symi të Greqisë (ishull), ku ishin përqendruar kërkimet për prezantuesin e zhdukur të BBC-së, trupi i Michael Mosley u gjet pas pesë ditësh.

Çadra që ai mbante në dorë ditën që u zhduk u gjet pranë tij, ndërsa ai mbante edhe një orë dixhitale. Pak pas orës 14:00, të së enjtes mbërriti nga Rodosi në Symi mjeko-ligjor.

Kryebashkiaku i Symi-t, Lefteris Papakaloudakas, kishte hipur në varka me gazetarët për t’u treguar atyre vendet e rrezikshme. Atje, duke filmuar me kamera, pikasën trupin e prezantuesit 67-vjeçar, që dyshohet se ndodhej në atë vend për të bërë video me pamje nga zona.

Në varkë ndodhshin gazetarë nga disa media dhe televizione greke, si dhe kolegët e tij nga mediat e huaja dhe BBC. Sipas përshkrimeve, trupi i prezantuesit britanik nuk ishte i dukshëm me sy të lirë, por u “kap” nga kamerat e telefonave celularë, të cilët regjistruan pamjet dhe u desh të “zmadhonin” në vendngjarje.

Roja Bregdetare u thirr menjëherë në vendngjarje për të rrethuar zonën. Sipas Independent, zjarrfikësit kanë hetuar një sistem shpellash që nga dje, të cilin banorët i përshkruajnë si “humnera”. Siç shpjegojnë ata, rrjeti i shpellave, i cili ndodhet në një plazh piktoresk, përbëhet nga dhjetëra tunele, të cilat mund të mbushen shpejt me ujë deti.

Dr. Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi i Agios Nikolaos në orën 13:30 të së mërkurës. kur besohet se po shkonte në shtegun bregdetar për t’u kthyer në Pedi aty pranë.