Ballina Kulturë Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë...

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

21
0

Nga Xhaferr Leci 

Nue Mark Oroshi lindi më, 1 prill 1970 në fshatin Caparc të Prizrenit, në një familje me origjinë nga Oroshi i Mirditës . Është poet, historian dhe politolog. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në fshatin Velezhë të Prizrenit (1977-1985); shkollën e mesme, drejtimin e mjekësisë së përgjithshme (1985-1989) në Prizren.Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1990-1994), në Departamentin e Historisë. Ka kryer edhe studimet pasuniversitare për periudhën e Mesjetës,ku ka magjistruar me temën: “Principata e Artes“.Po ashtu ne Gjermani ka kryer edhe specializimet në Lëminë e Edukimit. Ka qenë shumë aktiv në çështjen kombëtare në Kosovë (1990-95); e nis aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sidomos shquhet në Forumin e të rinjve, si anëtar kryesie në Prizren si dhe në Forumin rinor të LDK-së së Kosovës.Themeloi në Prizren gazetën me emrin “Qëllimi” (1993); ka botuar në disa gazeta dhe revista artikuj me karakter historik, publicistik, politik, dhe shkrime nga fusha e kulturës.Jeton në Gjermani (që nga viti 1996), ndërsa vepron dhe kontribon në gjitha trojet shqiptare në jetësimin e idealit të luftëtarëve më me zë të cilët luftuan për Shqipërinë Etnike.Në vitet 1996-1999 ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Schleswig Holstein. Gjatë kësaj periudhe ka organizuar demostrata në Kiel të Gjermanisë dhe në qytete të tjera si: Bon, Berlin, Hamburg, etj. Ishte arkatar i aksionit me moton “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, ku u mblodhën 1 milion marka për të ndihmuar luftën në Kosovë.Themelon në Kiel të Gjermanisë,se bashku me mikun e tij Avni Bilallin, Shoqatën Kulturore me emrin e mikut të tij të rënë në luftë “Jetullah Islami” (2004), të cilën për një kohë e ka udhëhequr vetë.Po në këtë vit, themelon edhe Shoqatën e Intelektualëve Shqiptar, të cilën e pagëzojnë “Trojet e Arbrit” me ç’rast edhe zgjedhet nënkryetar i kësaj shoqate,Kryetar ne periudhen kohore 2004-2015 ishte prof.dr.Muhamet Shatri.Nga viti 2016 e në vazhdim zgjedhet kryetar i saj.Kjo shoqatë gjatë viteve 2004-2025 ka mbajtur 23 sesione shkencore në mbarë viset shqiptare dhe 18 akademi shkencore në Evropë.Si fryt i kësaj pune dhe angazhimit të tij janë botuar 32 vepra enciklopedike për ndriçimin e historisë shqiptare,me gjithsej 16.000 faqe.Punimet i kanë botuar mbi 300 studiues të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Evropa dhe Amerika.Në vitin 2006 anëtarësohet në CDU. Është shqiptari i parë i cili në vitet 2013-2018 zgjedhet asambleist në qytetin ku jeton, në Kiel të Gjermanisë, qytet ky që ka 250.000 banorë.Për pesë vjet me radhë ishte edhe sekretar i Asamblesë komunale në Kiel të Gjermanisë, pastaj nënkryetar i komisionit për çështje sociale të banimit dhe të shëndetësisë në kuadër të komunës së Kielit; anëtar i komisionit për kulturë, anëtar mbikëqyrës i bordit të teatrit të qytetit Kiel dhe anëtar mbikëqyrës i Bankës së qytetit Sparkase Kiel.Në vitin 2023 ka përfunduar mandatin e  dytë si këshilltar në Asamblenë e Qytetit Kiel, ku ka qenë përgjegjës dhe drejtues i politikave të migrimit në grupin e këshilltarëve të CDU në këtë qytet,  anëtar i Komitetit për politikë dhe Financa, anëtar i komitetit për shkolla dhe sport, si dhe anëtar i Komisionit për zgjedhjen e drejtoreve të shkollave në qytetin e Kielit.Që nga viti 2006 është edhe anëtar i Forumit për të Huaj në qytetin e Kielit, anëtar i Organizatës Bashkimi Evropian (Evropa Union) të Republikës së Schleswig Holsteinit, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Gjerman në Kiel të Gjermanisë:Për publikun Gjerman së bashku më Shtëpinë filmike Dig-Doc ka realizuar dy filma dokumentar në gjuhën gjermane për Kosovën “Sieben Tage Kosova“ (2007) dhe “Herkunfsland Kosova“(2013).Në bashkëpunim me TV e Prizrenit është bashkëautor i dy filmave dokumentar në gjuhën shqipe me publicistin Enver Sulaj, “ Kapidanët e Mirditës një histori lavdie e persekutimi“(2012), si edhe filmin dokumentar“ Emin Fazlija alias Emil Kastrioti – Porosi brezave Shqipërinë Etnike“ (2018). Krahas punës politike dhe shkencore, është marrë edhe me botimin e shkrimeve publicistike, politike, kulturore në gazeta e revista të ndryshme, si dhe me analiza politike.Përveç shtypit shqiptar për aktivitetin politik dhe kulturor të tij janë shkruar dhjetra artikuj nëpër gazeta gjermane.Është edhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Lumbardhi” në Prizren ku ka përgatitur dhe me pas botuar 35 vepra me karakter historik.

Këtij aktiviteti duhet shtuar edhe botimin e nëntë  veprave të tija si autor: katër vëllimeve me poezi: “Shenjat e shpirtit” (Sh.B. “At Anton Xanoni” Prizren, 1996); “Drejt atdheut” (SHB “Rilindja” Prishtinë, 2000); “Në rrokaqiellin e mbrapshtive” (SHB “OMBRA GVG” Tiranë, 2007);Përshendetma Tokën (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2023); si dhe pesë  veprave historike: “Dëshmi kohërash” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2003); “Gjurmëve të së vërtetës historike” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2011)  “Principata e Artës” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2018), “Shqipria Etnike është një realitet e jo ënderr romantike´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2020) dhe ´´Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur´´-(SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022) Gjithashtu ka përgaditur dhe botuar edhe  veprat historike për klerikët atdhetarë: “At Gjergj Fishta –Filozof,Ideolog Kombtar dhe Vizionar“(2016), “Imzot Nikollë Kaçorri- Personaliteti kryesor i Pavarsisë së Shqipërisë“ (2017),“.Dom Anton Kqira-Ambasador i Shqiptarëve në Amerikë- SHB “Lumbardhi” Prizren, 2019, At Shtjefën Gjeçovi -shkenctar dhe atdhetar 1874-1929″ (2020) si dhe veprën ´´Tomë Mrijaj-Një jetë në shërbim të nacionalizmit,humanizmit dhe kulturës shqiptare´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022).Në vitin 2023 ka përgaditur për shtyp dhe botuar dy vëllime enciklopedike:´´ Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999´´ me 1300 faqe. Po në këtë vit ka botuar dhe përgaditur edhe librat: ” Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar ´´,(2023),´´Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”,(2023). Në vitin 2023 ka botur librin në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit.  Poashtu është edhe ideator dhe organizator për financimin e  Monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku pas vendosjes së këtij monumenti më, 28 .11. 2020 në Prizren, për herë të parë forcat atdhetare shqiptare në Prizren fituan kundër forcave neotomane dhe atyre pansllaviste. Në vitin 2021 e dha idenë për realizimin e një Memoriali në Nashec të Prizrenit ku ky Memorial u  përurua më, 03.04. 2022, për 28 Martirët e vrarë nga ushtria serbe në Nashec të Prizrenit, në mars të vitit 1913.Po ashtu më, 02 .04.2024 në qytetin e Pejës Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ ku Nue Oroshi është kryetar  vendosi bustin e heroinës Marie Shllaku,ndërsa në po të njejtin vit më 28 Nëntor 2024 Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ vendosi bustin e Kryeministrit te Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës.Është edhe ideator i Muranës së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut në Prizren e cila është refuzuar nga forcat neotomane dhe pansllaviste në Kosovë, por që do të vendoset nga forcat shqiptare.

Nue Oroshi, me argumente shkencore dhe politike e mbrojti projektin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Po ashtu ka ne planet e shoqates edhe dy projekte te vendosjes se dy monumenteve. Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut -Komandantit të fuqive te Armtosuna Kombtare, në qytetin e Shkodrës, si dhe Bustin e Profesor Ymer Berishës udhëheqësit të Besës Kombtare dhe Komandantit të fuqive të armatosuna në Kosovë në qytetin e Prishtinës.

Në muajin mars 2024, nxori nga shtypi librin enciklopedik: ´´Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i Përgjithshëm i Fuqive t´Armatosuna Kombtare´´.Kurse ne vitin 2025 nxori nga shtypi edhe dy libra të tjerë: ´´Ernest Koliqi -Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar´´, dhe librin më te ri: ´´Sali Çekaj -Luftëtari i orëve të para të lirisë se Kosovës´´2025.Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë qoftë autorial ,qoftë vepra enciklopedike me shumë autorë.Se shpejti pritet të boton edhe dy libra të tjerë njërin për Qëndresën Shqiptare 1878-1952, dhe tjetrin kushtuar katër heronjve të vrarë nga komunizmi: Marie Shllaku,At Bernardin Llupi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini.Po ashtu këtë vit ka planifikuar të mbajë edhe dy sesione shkencore një në Rozhajë dhe një tjetër sesion shkencor në Suharekë.Së shpejti pritet ta themeloj edhe një Shtëpi Botuese në Kiel të Gjermanisë, ku veprat e historisë shqiptare të përkthehën në gjuhën gjermane dhe angleze e të botohën në këto dy gjuhë për t‘u njohur historia e vërtetë e kombit shqiptar. Kurse tash ka bërë planin e përkthimit dhe botimit të dy veprave enciklopedike: ´´Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare ´´me 1300 faqe dhe 87 autor.