Ballina Politika ‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi...

‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

17
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se denoncon heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardës. Ai garantoi se opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit të Komandantit të Gardës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, nuk i lejoj vetes kurrë të ndërhyjë në një debat të brendshëm të një vendi tjetër. Asnjëherë. Por shiko çfarë ndodh këtu. A e morët ju vesh pse u shkarkua komandanti i Gardës. Pse e censuruat ju lajmin, të vërtetën e shkarkimit të tij. Një socialist i thekur thotë ai, por e shkarkoi për fajin e vetëm se, doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës, urgjent në spital. Se sipas Edi Ramës, ky Onuzi duhet të ja qepte gojën të gjithë personelit që e panë se në ç’gjendje shkumonte dhe ky ishte fajtori.

Dhe unë denoncoj heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardë. Një ushtar profesionist, një njeri i detyrës, u gjet i vrarë në makinën e tij. Ju kujtohet ju vrasja i shoferit të Fatmir Xhafajt, kur ishte ministër i Brendshëm. Kurse ky, çfarë ndodhi me të. E paraqitën se ky vrau veten në makinë. Edhe për Mehmet Shehun thanë se, vrau veten në dhomë të gjumit.

Unë nuk kam të dhëna, dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por bëj thirrje, Avokatit të Popullit dhe ju garantoj se, opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit brutal të Komandantit të Gardës, për shkak të daljes së lajmit se Edi Rama shkoi, ashtu siç shkon dhe herë të tjera, në spital dhe bëri një goditje, se nuk e di se çfarë kishte sepse nuk merrem me problemet e tij. Por sigurisht, shkarkimi i Komandantit të Gardës dhe vetëvrasja e një ushtari është një ngjarje shumë tronditëse për një vend.