Ballina Politika Koçeku akuza qeverisë për zjarret: U kujdesët për Paketën e Maleve, por...

Koçeku akuza qeverisë për zjarret: U kujdesët për Paketën e Maleve, por po digjet pasuria më e madhe e Shqipërisë

98
0

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga PS dhe i është bashkuar protestës, ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin nga veriu në jug.

Koçeku përmend disa prej zonave të prekura nga flakët, ndërsa thekson se, pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo aksidentale, dëmi ndaj natyrës dhe parqeve kombëtare mbetet i madh.

Sipas saj, një shtet serioz duhet ta konsiderojë mbrojtjen nga zjarret si një çështje sigurie, që kërkon planifikim, mjete dhe përgatitje gjatë gjithë vitit, dhe jo ndërhyrje vetëm në momentin kur flakët kanë përfshirë zonat pyjore.

“Një shtet solid s’kishte me e konsideru mbrojtjen nga zjarret si çështje improvizimi, por si çështje sigurie, që kërkon planifikim, mjete, parapërgatitje dhe ndërgjegjësim përgjatë gjithë vitit”, shprehet Koçeku.

Deputetja kritikon gjithashtu prioritetet e qeverisë, duke iu referuar “Paketës së Maleve”, ndërsa argumenton se mbrojtja e pasurisë natyrore duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

“Me kështu lloj prioritetesh dhe me kështu lloj paketash nuk kanë me u djegë veç malet, por vetë demokracia, dhe pasunia ma e pasun e këtij vendi: Natyra jonë”, përfundon Koçeku.