Ballina Kronika Aksident në Lezhë, makina përplas 78-vjeçaren në kryqëzim! E moshuara përfundon në...

Aksident në Lezhë, makina përplas 78-vjeçaren në kryqëzim! E moshuara përfundon në spital

82
0

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë, ku një grua e moshuar ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, ku një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar ka përplasur një këmbësore 78-vjeçare.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet N. P., ka aksidentuar të moshuarën P. K., e cila ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes.

Menjëherë pas aksidentit, 78-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion të detajuar lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtuesit 30-vjeçar të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksident.