Ballina Aktualitet Alarm për sigurinë ushqimore, Shqipëria ndalon mishin nga Brazili: Nga 3 shtatori...

Alarm për sigurinë ushqimore, Shqipëria ndalon mishin nga Brazili: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

73
0

Pas 20 vitesh shqiptarët nuk do të ushqehen më me mish Brazili. Kjo ndërprerje e marrëdhënies tregtare vjen pas vendimit të BE-së për t’u furnizuar me produkte të origjinës shtazore nga Brazili. Ky përfundim erdhi pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve.

Ministria e Bujqësisë i përgjigjet AKU-së se si duhet të veprojë me tregtarët që sjellin mishin e Brazilit në vendin tonë. Gjithashtu, Ministri i lë detyra AKU-së që të njoftojë bizneset për ndërprerjen tregtare midis Shqipërisë dhe Brazilit.

Nga viti 2006 e deri më tani, Brazili ka qenë furnizuesi kryesor me mish viçi, derri, lope dhe pule. Gjithashtu, ky mish ishte dhe burimi kryesor për industrinë e përpunimit të mishit.

Nëse i referohemi të dhënave nga WITS të Bankës Botërore, në vitin 2024 Shqipëria importoi nga Brazili 28.5 milionë dollarë mish dhe të brendshme, nga të cilat 10.1 milionë dollarë ishin mish dhe të kategorisë së shpendëve.

Pas këtij vendimi, Shqipëria duhet të kërkojë një treg të ri mishi që nuk ofron vetëm çmimin e lirë dhe sasinë, por që mbi të gjitha të garantojë sigurinë ushqimore./TCH