Ballina Aktualitet Flija regjistrohet si produkt STG/ Rama: Hapi i parë për trashëgiminë kulinare

Flija regjistrohet si produkt STG/ Rama: Hapi i parë për trashëgiminë kulinare

11
0

Flija është regjistruar si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar). Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi si ngjarje që shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike.

Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka certifikuar deri tani me emërtim “Specialitet Tradicional i Garantuar” 4 produkte tipike: Djathi i Ziem, Veleçik, Shkodër; Mjalti i Bedunicës, Përmet; Djathi i Dhisë, Bjeshkët e Runjës, si dhe djathin e Mishavinës të Kelmendit, që i japin vlerë të shtuar traditës së trojeve tona nga veriu në jug të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar)

Kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike