Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia tha se zbërthimi i SKY ECC ka zbuluar lidhjet kriminale, ku madje në Elbasan ka 2 organizata dhe 2 grupe kriminale. Më tej, lidhur me eleminimin e Erion Alibeaj, Dela tha se grupet kriminale kanë vënë në dispozicion deri në 4 milionë euro.
“Zbërthimi i SKY ka nxjerrë zbuluar lidhjet kriminale madje mendohet se Elbasani ka pasur 2 organizata dhe 2 grupe kriminale. Krerët janë në kërkim Suel Cela është në kërkim, ndërkohë që 3 grupet e tjera janë goditur dhe drejtuesit janë arrestuar. Grupi Çela që tashmë është goditur, një pjesë e anëtarëve janë në kërkim dhe disa janë arrestuar. Ofroheshin deri në 4 milionë euro për eleminimin e Erion Alibeaj.”
Gazetari Ermal Vija bëri me dije se informacionet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe të përgjimeve të SKY ECC kanë nxjerrë urdhërarrestet për personat e inkriminuar.
“Ne disa raste Dashnor Dumani ka bashkëpunuar me disa persona që kanë qenë kundërshtar të Nuredin Dumanit. Nuredini e futi Dashnor Dumanin në këtë rrugë. Edhe vetë bashkëpunëtorët e drejtësisë janë të kapur në këtë moment dhe të gjitha këto janë kryqëzime të SKY dhe dëshmisë së bashkëpunëtorëve. Nuredin Dumani ka treguar për atentatit e 2019 dhe ka treguar se mes personave që kanë marrë pjesë kanë qenë Doci dhe vëllai i tij.”