Ballina Kronika Hapi llogari në rrjete sociale me emrin e një 33-vjeçareje, shpallet në...

Hapi llogari në rrjete sociale me emrin e një 33-vjeçareje, shpallet në kërkim një person në Tiranë

48
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Shtetit kanë intensifikuar përpjekjet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të veprave penale që cenojnë sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në mjedisin virtual. Si rezultat i hetimeve të kryera, është bërë shpallja në kërkim e një shtetasi, i dyshuar për veprime të paligjshme në rrjetet sociale, të cilat përbëjnë vepra penale të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, me qëllim vënien përpara drejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.