Ballina Politika Prej 8 muajsh në burg, Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së...

Prej 8 muajsh në burg, Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

25
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nëpërmjet avokatit ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet me dije se kërkesa është dërguar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) nga avokati i tij, Kujtim Cakrazi. Mësohet se në kërkesë kërkohet verfikimi i kushteve dhe zëvendësim i masës “arrest me burg” në një masë më të butë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme thotë se Meta nuk ka dërguar ende kërkesë për kundërshtimin e zgjatjeve të afateve hetimore. Vetëm pak ditë më parë, SPAK vendosi zgjatjen e hetimeve ndaj Metës edhe për 6 muaj të tjera.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar Ilir Meta ndodhet në qeli, teksa po hetohet nga SPAK për tre vepra penale:  “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.