Ballina Sport Warholm thyen rekordin botëror në 300 metra me pengesa, Duplantis rekord mitingu

Warholm thyen rekordin botëror në 300 metra me pengesa, Duplantis rekord mitingu

18
0

Karsten Warholm emocionoi të gjithë spektatorët që kishin mbushur shkallët e stadiumit në Oslo, gjatë edicionit të 60-të të Wanda Diamond League duke vendosur një rekord botëror në 300 m/p me kohën 32”67, duke e përmirësuar kohën me 33 sekonda.

Duke garuar kundër amerikanit, Rai Benjamin, kampionit olimpik në 400 metra me pengesa vitin e kaluar, Warholm ofroi një rezultat të jashtëzakonshëm duke treguar se perspektiva e tij për vitin 2025 do të jetë e mahnitëshme.

Norvegjezi 29-vjeçar përmirësoi ndjeshëm kohën prej 33”05 që vendosi po këtë vit, në Diamond League në Xiamen. Warholm, Benjamin dhe Dos Santos do të përballen tashmë në garën e 400 metrave me pengesa në takimin e radhës të Diamond League, të dielën në Stokholm.

NJë tjetër rezultat të jashtëzakonshëm arrin Mondo Duplantis në kërcimin me shkop duke fituar titullin e tij të pestë në Bislett. Ndërsa thyen dy herë rekordin e mitingut, të mbajtur nga ai vetë. Kampioni i dyfishtë olimpik, i pamposhtur që nga takimi i Diamond League të Monakos në vitin 2023, përmirësoi kështu rekordin në natyrë, nga 6.11 në 6.15 metra.

20-vjeçarja Wanyonyi e Kenias, kampionia olimpike e 800 metrave, arriti rekordin e sezonit prej 1:42.78 nën presion ekstrem deri në pesë metra larg finishit.

100 metrat e parë të sezonit për kampionen olimpike Julien Alfred nënvizuan edhe njëherë fuqinë e saj të qëndrueshme ndërsa ajo e nisi mbrojtjen e titullit të Diamond League me një sukses me kohën 10”89 ndërsa Usain Bolt po e shihte nga tribuna. Isabella Whittaker e Shteteve të Bashkuara fitoi 400 metra për femra me kohën 49.58.