Ballina Politika “Do vijoj të jem pjesë e PS”/ Konfirmon, Spiropali: Jemi duke punuar...

“Do vijoj të jem pjesë e PS”/ Konfirmon, Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re, kush i ka bërë…

91
0

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka konfirmuar ditën e sotme se po punon në një draft për ‘Shqipërinë e re’. Në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend, deputetja u shpreh se puna për draftin ka nisur, por theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te momenti i publikimit, por te përmbajtja dhe qëllimi i tij.

E pyetur në lidhje me Partinë Socialiste apo nëse kishte folur me kryeministrin Edi Rama, Spiropali u shpreh se mbetet pjesë e PS-së.

“Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste. Në PS do të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë dhe po e bëjnë”, deklaroi Spiropali.