Ballina Politika Gazetari i kujton Ramës qëndrimin me dy standarde: Po kur votove t’i...

Gazetari i kujton Ramës qëndrimin me dy standarde: Po kur votove t’i hiqje imunitetin…

98
0

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës të bëra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, lidhur me çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar atë për mbajtje të qëndrimeve me dy standarde sa i përket paraburgimit dhe procesit të drejtësisë.

Rama deklaroi sot se nuk e ka penguar drejtësinë në këtë çështje, por se ka kundërshtuar paraburgosjen e Ballukut, pasi, sipas tij, është kundër burgosjes së njerëzve pa u gjykuar më parë çështja.

Në reagimin e tij, Tomorri i kujton kryeministrit votat për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe Arben Ahmetajt, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e këtij qëndrimi.

Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Sharlatankryeministri

‘Nuk e kam penguar drejtësinë unë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres’, tha sot. ‘Ajo që refuzova ishte paraburgosja e saj, sepse unë jam kundër burgosjes së njerëzve pa u gjykuar çështja. Kam qenë dhe do të jem kundër kësaj’, tha ai.

Po kur votove për t’i hequr imunitetin për arrestim, pa u gjykuar, Sali Berishës apo Arben Ahmetajt, nuk ishe bërë akoma kundër paraburgimit pa gjyq, ëëë? Më vonë u bëre.

Sharlatanizëm par excellence.