Ballina Aktualitet Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për...

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

13
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë.

Ngjarja është shënuar në një zonë industriale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa do të kryhen edhe vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara.