“Real Madridi është gjithmonë favorit, por ka edhe skuadra të tjera të jashtëzakonshme, madje edhe skuadra të tjera që mund të na surprizojnë.”
Kështu tha Marcelo, ish-mbrojtësi i majtë brazilian i cili u tërhoq nga futbolli shkurtin e kaluar, në përgjigje të pyetjeve nga një korrespondent i Mediasetit në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht për Kupën e Botës për Klube.
Ai jetoi 16 sezone të pabesueshme, fitoi 25 trofe, pesë Liga Kampionësh, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe duke përjetuar shumë netë magjike në Bernabéu.
“Janë brazilianët, argjentinasit, meksikanët. Çdo gjë mund të ndodhë”, shtoi braziliani, i veshur me fanelën e Real Madridit.
Por ish-lojtari i Fluminense dhe Real Madrid, tani 37 vjeç, foli edhe për zgjedhjen e Carlo Ancelottit si trajner i ekipit kombëtar brazilian.
Selecao, e cila arriti të kualifikohej për Kupën e Botës 2026, pas vetëm dy ndeshjesh me “Carletton” në krye, të njëjtin trajner që e vlerësoi dhe e pati Marcelon për vite me radhë te Real Madrid.
“Jam shumë i lumtur për Carlo Ancelottin. Si tifoz i Brazilit, shpresoj gjithmonë që skuadra të rritet dhe të fitojë.
Vitin tjetër është Kupa e Botës dhe shpresoj që të shkojë shumë mirë, që Brazili ta fitojë Kupën e Botës.
Sepse lojtarët e meritojnë dhe Ancelotti e meriton.
Besoj se Brazili mund të fitojë”, përfundoi njeriu që mund të mburret me 58 paraqitje dhe 6 gola me kombëtaren e Brazilit.