Ballina Europë Fshehja e pazakontë e kokainës habit policinë britanike/ Shqiptari dënohet me 2...

Fshehja e pazakontë e kokainës habit policinë britanike/ Shqiptari dënohet me 2 vite e 9 muaj burg

18
0

Pasi u kap duke fshehur drogë brenda enëve të vazelinës, një trafikant kokaine, Leonard Petku, 25 vjeç, është dënuar me dy vite e nëntë muaj burg në Stafford. Sipas policisë të Staffordshire, në lavazhin ku ai kishte ndaluar, policia gjeti tre enë të ndara me vazelinë të mbushura me kokainë, një telefon dhe 620 paund para të gatshme.

Petku, pa adresë të përhershme, u arrestua më 14 maj në Tamworth nga oficerët policorë, gjatë një kontrolli në makinën që po drejtonte. Ai u akuzua për posedim me qëllim furnizimin me drogë të Klasit A, posedim pasurie kriminale, drejtim makine pa leje të rregullt dhe përdorim të automjetit pa sigurim nga një palë e tretë. Gjykata e Kurorës Stafford e shpalli fajtor për këto akuza dhe urdhëroi konfiskimin e parave të gjetura.

Policia në Staffordshire vijon punën intensive për të goditur krimet e organizuara, duke arrestuar mbi 1,000 persona që nga maji 2023 për veprat penale të lidhura me drogën dhe armët.