Ballina Europë Finlanda votoi të tërhiqet nga Konventa e Otavës për minat tokësore, shkak...

Finlanda votoi të tërhiqet nga Konventa e Otavës për minat tokësore, shkak rreziku rus

13
0

Kuvendi i Finlandës miratoi të enjten vendimin për të tërhequr vendin nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave kundër personelit.

Ky vendim erdhi në një kohë kur shqetësimet për rrezikun ushtarak nga Rusia, vend fqinj dhe agresor imperialist sipas autoriteteve finlandeze, po shtohen.

Finlanda i bashkohet një grupi shtetesh të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që kufizohen me Rusinë, si Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia, të cilat janë tërhequr ose kanë planifikuar të tërhiqen nga kjo konventë.

Presidenti Alexander Stubb, përgjegjës për politikat e sigurisë dhe të jashtme të Finlandës, mbrojti vendimin duke theksuar se Rusia vetë nuk është pjesë e traktatit dhe përdor mina tokësore në mënyrë të pakontrolluar, siç është vënë re gjatë konfliktit në Ukrainë.