Një nga inspektorët më kontrovers në Tatime është Elton Karapici, i cili prej afro një dekadë vijon të mbajë poste të larta. Dhe, gjatë kësaj kohe, ai ka qenë një “mashë” e titullarëve, por edhe e bizneseve të tij personale, për të mbushur me gjoba qindra biznese të ligjshme.
Duket se ai përdor një skemë të mirëfilltë pasurimi, pasi familja e tij ka lulëzuar këto 10 vite, duke përfituar leje apo edhe kontrata të majme.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e VoxNews, Karapici ka hapur një “fushatë” në bizneset VIP në të gjithë Shqipërinë, pikërisht në fillim sezoni.
Dhjetëra biznese i janë drejtuar Vox News se përgjegjësit dhe inspektorët u kanë thënë se i kanë “duart e lidhura” nga drejtori Karapici. Kushdo biznesmen që do të paraqesë dokumente duhet të “takojë fizikisht” Karapicin.
Biznesmenët thonë se kjo është skemë tipike gjobëvënie, pasi Karapici e ka dorën e rëndë. Dhe, pavarësisht ankesave të shumta që kanë shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, apo edhe në Kryeministri, sërish Karapici nuk është ndaluar!
Koha e gjatë në detyrë e ka bërë Elton Karapicin një skemaxhi, duke u përdorur nga disa fraksione politike por edhe të biznesit. Ai “përdoret” për të vendosur gjoba kundërshtarëve, ndërsa mosmarrja e masave ndaj tij ka sjellë një amulli në gjithë sistemin tatimor.
Dyshimet janë të forta, qoftë nga grupet e interesit apo nga kushdo, se Karapici tashmë është bërë vetë një biznesmen i madh. Shifrat e përfitimit janë me shumë zero, ndërkohë që ai vetë vepron kundër edhe qeverisë që e ka emëruar.
Kush është vetë Karapici?!
Një ekonomist që punon prej 10 vitesh në Tatime, teksa edhe familjarë të tij kanë qenë ekonomistë. Bashkëshortja e tij, Adela Karapici (Shera), ka qenë edhe z.ministre e Zhvillimit Ekonomik, ndërkohë që tashmë punon si pedagoge në Fakultetin Ekonomik.
Vjehrri i Eltonit, Sabri Shera, ka në pronësi një kompani ndërtimi, ndërkohë që është arrestuar disa muaj më parë në kuadër të operacionit të quajtur “kontrata false”, pasi kishte shitur një apartament disa herë.
A kanë dijeni titullarët?!
Informacionet që kanë sjellë bizneset në Vox News flasin se titullarët kanë dijeni, por koha e gjatë në detyrë dhe lidhjet që ka krijuar Elton Karapici e kanë bërë deri më tani të paprekshëm. Ai është “përdorur” nga disa drejtorë të Tatimeve, ndërkohë që edhe ardhja në krye të Tatimeve të z. Ilir Binaj, nuk ka ndryshuar situatën.
Por, emri i Karapicit ka shkuar shumë lart, pasi edhe ndryshimet në Ministrinë e Financave, ku tashmë ministër është z. Petrit Malaj, situata ka ndryshuar. Të gjitha këto mosveprime kanë sjellë që bizneset të jenë të pasigurta, nën trysni dhe të gjobitura dhe askush s’merr asnjë masë. Duket një orkestrim nga larg, ndërkohë që Karapici ka gjetur fijet dhe po vepron i lirë.
Ndoshta, deri në ndonjë një veprim të organeve ligjzbatuese apo edhe të vetë SPAK-ut!/ VoxNews