Ballina Aktualitet Lezhë, gjimnazistët përplasen me policinë, nuk duan t’i lejojnë të hyjnë në...

Lezhë, gjimnazistët përplasen me policinë, nuk duan t’i lejojnë të hyjnë në sheshin para bashkisë

129
0

Protesta e rinisë shqiptare shtrihet edhe në Lezhë. Ndërkohë ka patuar përplasje me policinë e të rinjve në këtë qytet. Të rinjtë kërkojnë të hyjnë në sheshin para bashkisë.

Ndërkohë nxënësit e gjimnazit “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit.

Forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Situata po shoqërohet me masa të shtuara sigurie, ndërsa nxënësit vijojnë protestën e tyre.

Revolta e të rinjve ka tre ditë që vijon dhe ata kërkojnë largimin e Edi Ramës.