Jahti luksoz britanik Bayesian që u fundos vitin e kaluar pranë Sicilisë, është “ngritur nga deti” pjesërisht.
Në tragjedinë e 19 gushtit, në bord humbën jetën shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij.
Lynch ishte shpallur i pafajshëm në një proces gjyqësor për mashtrim në SHBA vetëm dy muaj para tragjedisë.
Jahti u fundos gjatë një stuhie të fuqishme me erëra.
Siç është bërë e ditur, ekipet e shpëtimit po punoninë prej ditësh për ta nxjerrë anijen nga deti në një port pranë Sicilisë.
Për të mundësuar ngritjen, maja e jahtit u shkëput dhe u la në fundin e detit.
Pas nxjerrjes, jahti do të inspektohet nga autoritetet italiane që po kryejnë hetime penale për ngjarjen.
Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar për shkak të humbjes së jetëve dhe rrethanave.