Ballina Politika Pas përplasjes me Metën, PL shpërthen në fyerje dhe sulme ndaj Braimllarit:...

Pas përplasjes me Metën, PL shpërthen në fyerje dhe sulme ndaj Braimllarit: Palaço i pacipë, nuk do ja hedhësh pa…

5
0

Agravon përplasja mes Ilir Metës dhe Endrit Braimllarit. Kreu i PL e sulmoi sot ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI se për faj të tij ndodhet në qeli.

Sipas Metës, firmën për lobimet e LSI e ka hedhur Braimllari dhe ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Vetë Braimllari reagoi duke u distancuar nga ai proces dhe duket se kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e Partisë së Lirisë.

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli, nuk është kursyer në sulme e akuza ndaj Briamllarit dhe kushëririt të tij.

“Palaçoja në shërbim të regjimit, xhepisti Endrit Braimllari, firmëtari i lobimeve për LSI në periudhën 2018-2019, sipas vetë dokumentit zyrtar të SPAK, vazhdon me paturpësi shpifjet e pacipa, sikur lobiment janë kryer vetëm në kohën kur Z. Ilir Meta ka qenë kryetar partie.

Ky mashtrues ordiner i nivelit ZH, që duhet të mbajë përgjegjësi penale për firmat e hedhura pa teklif, vijon të gënjejë dhe shpifë botërisht duke e cilësuar të ligjshme firmën e tij për lobimet, që vetë SPAK e cilëson të paligjshme, për periudhën 2018-2019, kur çdo shqiptar, i madh dhe i vogël, e di shumë mirë që Ilir Meta ka ushtruar detyrën e rëndësishme shtetërore të Presidentit të Republikës dhe jo të kryetarit të LSI-së.

I kujtojmë palaços, që mendonte se duke veshur kostum dhe kollare do mund të bëhej kryetar partie, që KURRË nuk ka për t’i shpëtuar NDËSHKIMIT LIGJOR për firmat dhe shkeljet që ka kryer.

Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm të kenë kujdes nga ky xhepist ordiner, që do na i lëvizë vetëm për të hedhur firma të paligjshme, që të na kthejë financiaren e partisë që na “rrëmbeu” ditën kur u konvertua në “rilindas”.

Një përgjigje edhe për palaçon tjetër, kushëririn e tij, Eriol Braimllarin, që pretendon se e ka takuar vetëm 1 herë shqiptaro-amerikano-dibranin, Adrian Shatkun, në praninë e Z. Ilir Meta.

E ftojmë Eriolin të kthjellohet dhe të kujtohet edhe 1 herë se na rezulton se e ka takuar mbi 100 herë Adrianin, se ai, njësoj si Endriti, mund ta ketë vesh mashtrimin, por TIMS-si, dëshmitë dhe dëshmitarët okularë dhe provat autentike nuk gënjejnë KURRË!”