Ballina Bota SHBA goditi centralet bërthamore në Iran, Teherani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit...

SHBA goditi centralet bërthamore në Iran, Teherani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

20
0

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars raporton se misioni i Iranit në OKB ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore.

Misioni e përshkroi bombardimin e SHBA-së si një “agresion flagrant dhe të paligjshëm” dhe kërkoi që ai të dënohej me termat më të ashpra të mundshme.

Misioni bëri thirrje gjithashtu që “të merren të gjitha masat e nevojshme brenda kuadrit të përgjegjësive të Këshillit sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që autori i këtyre krimeve të tmerrshme të mbahet plotësisht përgjegjës dhe të mos i shpëtojë ndëshkimit”.