Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për grabitje e tentativë vrasje, në pranga 33-vjeçari në...

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje e tentativë vrasje, në pranga 33-vjeçari në Tiranë

0
16

Një 33-vjeçar i dënuar për me 8 vite nga Gjykata e Napolit, Itali, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentativë” dhe ”Armëmbajtje pa leje”, është vendosur në pranga nga policia e Tiranës. Erjon Mera, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Ëanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.