Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, Manchester City nuk e kishte problem të ‘shkërmoqte’ 6-0 modestët nga Abu Dhabi, Al Ain; për të siguruar kështu një biletë në turin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Gundogan (dopietë), Echeverri, Haaland, Bobb dhe Cherki ishin autorët e golave për ekipin e Pep Guardiolës. Ndeshja e radhës për Cityn është kundër Juves, por të dyja skuadrat e kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8 me eliminim direkt.