Ballina Europë Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet...

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet esktradimi

12
0

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi. 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali