Ballina Sport Lajm i trishtë/ Një vit pas vdekjes së babait, legjendës së Kombëtares,...

Lajm i trishtë/ Një vit pas vdekjes së babait, legjendës së Kombëtares, ndërron jetë edhe ish-futbollisti i njohur

13
0

Ish-futbollisti i njohur, Albano Vaso ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai dha një kontribut të madh për klubin e Skënderbeut dhe ishte një figurë e respektuar në komunitetin sportiv dhe qytetar.

Një vit më parë, në muajin mars u nda nga jeta dhe babai i tij, legjenda e futbollit elitar korçar dhe Kombëtares, Teodor Vaso. Për disa vite me radhë, Vaso është cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares, për kohën që aktivizohej.

Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967, kur luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.