Anglia U-21 është kampion i ri i Evropës. Pas 120 minutave lojë, anglezët triumfuan me rezultat 3:2 ndaj Gjermanisë U-21.
Finalja u luajt në stadiumin “Tehelne pole” në Bratisllavë të Sllovakisë. Shqiptarët Nelson Weiper e Brajan Gruda u paraqitën titullarë për kombëtaren e Gjermanisë U-21.
Ndeshje e luftuar e me kthesa në rezultat.Anglezët avancuan me rezultat 2:0 brenda 25 minutave me golat e futbollistëve Elliott (5′) e Hutchinson (25′).
Gjermanët e kthyen baraspeshën në rezultat. Në fund të pjesës së parë, shqiptari Nelson Weiper ngushtoi rezultatin (2:1) dhe Nebel ka barazuar (2:2) në minutën e 61-të.
Gruda u zëvendësua në minutën e 73-të dhe Weiper në atë të 80-tën.Në fillim të pjesës së parë të vazhdimeve, Anglia U-21 shënoi për 3:2 falë golit të futbollistit Rowe.
Anglia ishte me fat në minutën e 120-të, goditja e Rohl u ndal nga traversa.