Ballina Sport 2 orë ndërprerje dhe shtesa, Chelsea eliminon mes peripecive Benfica-n! Në 1/8...

2 orë ndërprerje dhe shtesa, Chelsea eliminon mes peripecive Benfica-n! Në 1/8 e Botërorit të Klubeve kundër Palmeiras

13
0

Mes shumë peripecive Chelsea ia ka dalë të sigurojë një biletë në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Anglezët mposhtën 4-1 në 1/8 Benfica-n, në një ndeshje që u ndërpre për dy orë dhe që shkoi me shtesë. Fillimisht do të realizonte Rece James në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 85 ndeshja u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike. Një paralajmërim për tornado mbajti skuadrat për dy orë në dhomat e zhveshjes, ndërsa në momentin kur zbritën në fushë shumë gjëra kishin ndryshuar.

Chelsea nuk e pati motivimin e duhur dhe pas disa tentativave, në minutën e 95 Benfica fitoi një penallti që u kthye në gol nga Di Maria, duke e dërguar këtë përballje në shtesë.

Në minutën e 92 të shtesës Prestiani la portugezët me 10 lojtarë në fushë, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, duke ia bërë të lehtë anglezëve. Ncunku riktheu avantazhin për Chelsea-n, që deri në minutën e 120 realizoi edhe dy herë të tjera me Pedro Neton dhe Deësbury Hall.