Ballina Aktualitet Dezinsektimi në Lezhë, vazhdon procesi për të garantuar deratizim për vatrat në...

Dezinsektimi në Lezhë, vazhdon procesi për të garantuar deratizim për vatrat në rrezik

11
0

Në qytetin e Lezhës, Shëngjit dhe lagunën Kune-Vain ka vijuar zbatimi i planit të dezinsektimit për vitin 2025, në kuadër të marrëveshjes së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor me Institutin e Shëndetit Publik.

Grupet e punës së shërbimit epidemiologjik dhe shëndetit mjedisor janë çdo ditë në terren për të monitoruar dhe ndërhyrë në zonat me prani të lartë mushkonjash.

“Në total, janë në trajtim 16.5 hektarë me ujë të përhershëm dhe të përkohshëm, si dhe rreth 4500 m² puse dhe bodrume. Deri tani janë realizuar katër fazat e para të procesit, nga gjithsej 12 trajtime të planifikuara deri në tetor, me ritëm çdo 14 ditë”, shprehet Elson Frroku, drejtor NJVKSH Lezhë.

Produktet e përdorura në këtë proces janë të certifikuara dhe nuk përbëjnë rrezik për njerëzit, kafshët apo mjedisin. Institucioni thekson rëndësinë e bashkëpunimit me subjektet private, të cilat duhet të jenë të pajisura me certifikatën për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim për të garantuar kontroll të vazhdueshëm në vatrat me rrezik.