Ballina Politika “Ke humbur”, Rama replikon sërish me deputetin britanik: Nuk janë 1 në...

“Ke humbur”, Rama replikon sërish me deputetin britanik: Nuk janë 1 në 48 shqiptarë në burg, janë 1 në 100

0
9

I dashur
@Nigel_Farage,

Gjyshja ime katolike, Zoti e pastë mëshiruar, më kujtonte shpesh një proverë latine: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Që do të thotë diçka si: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Ndaj, në vend që të shqetësosh Sekretaren e Brendshme, e cila ka tashmë më se mjaftueshëm punë, ndoshta do të ishte më mirë të më thuash se kur mund të të mirëpres në Tiranë, si i ftuari im i nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat qartësisht nuk janë fusha jote e fortë, ndaj të jemi të qartë – TI HUMBËT.

“Aktualiteti” yt me numrin e shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i madh – shumëfish i asaj që përmend ti. Por le të qëndrojmë te burimi yt: The Telegraph, i cili ishte i pari që propagandoi teorinë “një në 50”, por që më vonë ka pranuar:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh emigrantët ilegalë, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhen në burg.”

Tani, përsa i përket shifrës së të burgosurve, një pyetje më e rëndësishme do të ishte: Sa prej tyre janë dënuar për krime që nuk kanë të bëjnë fare me sistemin tuaj të tejkaluar të vizave dhe imigracionit?

Po, shifrat mund të jenë të mërzitshme – por janë gjithashtu kokëforta. Dhe kur dikush i gabon vazhdimisht, pyetja reale është: Pse këmbëngul? Sepse, të them të drejtën, të jesh “djallëzor” është poshtë edhe për nivelin tënd të zakonshëm teatral.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund ta përdorësh për dramë politike post-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë nuk është në lartësinë e duhur, kjo nuk i kthen të gjithë në fajtorë për kaosin tuaj kombëtar.

Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike, duke ulur ndjeshëm migrimin ilegal dhe goditur krimin. Këtë e dëshmojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt, kjo quhet iluzion post-Brexit.

Mezi pres të të pres në Shqipëri, ashtu siç premtova – për të ndarë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte reale.