Ballina Lifestyle Motrat Istrefi bashkë në det – ekspozojnë linjat bombastike

Motrat Istrefi bashkë në det – ekspozojnë linjat bombastike

9
0

Pas disa projekteve të suksesshme muzikore, motrat e njohura të skenës shqiptare, Nora dhe Era Istrefi, kanë vendosur të marrin një pauzë të merituar nga angazhimet profesionale dhe të udhëtojnë bashkë për disa ditë pushimi.

Në këtë udhëtim të veçantë nuk janë vetëm. Bashkë me to është edhe vajza e Norës, Renee, motra tjetër Nita, si dhe nëna e tyre, duke e kthyer kështu pushimin në një udhëtim familjar të plotë dashurie dhe relaksi.

Ishte Nora ajo që ndau me ndjekësit një kolazh të bukur fotografish nga bregdeti, ku të gjithë shfaqen të buzëqeshur dhe të qetë nën rrezet e diellit.

Megjithëse lokacioni i saktë i pushimeve nuk është bërë i ditur, peizazhi i bukur dhe atmosfera e ngrohtë lënë të kuptohet se kanë zgjedhur një vend mesdhetar për të shijuar ditët e verës.