Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani së fundmi janë kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, pasi janë parë shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” janë shfaqur bashkë në koncertin e Clevio në Prishtinë, ku fillimisht janë parë duke kaluar momente të lumtura pranë njëri-tjetrit.
Sipas pamjeve të publikuara nga Prive, dyshja është filmuar duke shkëmbyer përqafime dhe puthje, duke nxitur menjëherë aludime për një afrim të ri mes tyre.
Sipas burimeve, Aurora dhe Kushtrimi kanë qëndruar së bashku gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri-tjetrit.







