Ballina Kuriozitete Modeli i parë i serisë Honda 0 vjen me teknologji që nuk...

Modeli i parë i serisë Honda 0 vjen me teknologji që nuk e keni dëgjuar më parë

104
0

Prodhuesi i automjeteve elektrike Honda ka bërë të ditur se modeli i parë në serinë e ardhshme Honda 0 do të vijë i pajisur me teknologjinë “steer-by-wire”, tha një drejtues i lartë i Honda-s për InsideEVs.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë një lidhje mekanike midis timonit të sedanit dhe rrotave të tij të përparme siç ka pothuajse çdo makinë në rrugë.

Siç thuhet, ky sistem eliminon atë lidhje fizike dhe në vend të kësaj sinjali tek rrotat e përparme vjen në mënyrë elektronike, bazuar në informata që i jep shoferi makinës.

Mund të duket si një përditësim i vogël, por teknologjia mund të ketë një ndikim të thellë në stilin dhe funksionalitetin e një automjeti, tha Mitsuru Kariya, kreu i njësisë së strategjisë së elektrifikimit të automobilave të Honda.

“Steer-by-wire na lejon të kemi më shumë liri në formimin e automjetit, që do të thotë se ne gjithashtu kemi më shumë liri në formën e automjetit”, tha Kariya.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu