Ballina Sport Pasi i siguroi Modricin e Riccin, Tare në ofensivë me të gjitha...

Pasi i siguroi Modricin e Riccin, Tare në ofensivë me të gjitha forcat për Jasharin

16
0

Milani po tregohet mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës.

Revolucioni më i madh tek “Rossoneri” do të ndodhë në mesfushë.

Pasi e shitën Tijjani Reindersin në Manchester City, Kuqezinjtë e siguruan kartonin e Luka Modricit, si lojtar i lirë pasi do të largohet nga Real Madridi.

E gjithashtu, së fundmi gjiganti italian e transferoi edhe mesfushorin e Torinos, Samuele Ricci.

E tash, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare është nisur në ofanzivë me të gjitha forcat për t’i siguruar shërbimet e Ardon Jasharit, shkruan mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Shtatë herë kampioni evropian është duke negociuar me klubin aktual të futbollistit shqiptar, Club Brugge.

Italianët janë të gatshëm t’i ofrojnë 30 milionë euro për përfaqësuesin zviceran, por klubi belg i kërkon 40 milionë.

Por, në fund marrëveshja mund të arrihet për 35 milionë euro.

Milani ndërkohë po mundohet të shesë lojtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe mesfushorin Yunus Musah.

Kuqezinjtë e kanë objektiv edhe shqiptarin tjetër të Zvicrës, Granit Xhaka, për të cilin Bayer Leverkuseni po reziston për momentin pasi nuk dëshiron ta shesë përkundër dëshirës së lojtarit për t’iu bashkuar Milanit.