Ballina Sport SHBA-ja mposht Australinë dhe “vulos” kualifikimin

SHBA-ja mposht Australinë dhe “vulos” kualifikimin

74
0

Pas Meksikës, SHBA-ja është kombëtarja e dytë pritëse e Botërorit që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në raundin pasardhës.

Skuadra e drejtuar nga Poçetino, mposhti me rezultatin 2 me 0 Australinë, duke e kthyer në festë këtë duel.

Në minutën e 11-të, autogoli i Burges i dhuroi avantazhin amerikanëve, teksa Friman në minutën e 43-të shënoi për 2 me 0. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa u regjistruan plot 7 kartonë të verdhë në total.

Në duelin e fundit të grupeve, SHBA do të përballet me Turqinë, ndërsa Australia me Paraguain.