Ballina Lifestyle Perrie Edwards zbulon fustanin e tretë të nusërisë dhe ndan momente të...

Perrie Edwards zbulon fustanin e tretë të nusërisë dhe ndan momente të reja nga dasma luksoze në Portugali

77
0

Perrie Edwards ka ndarë imazhe të reja nga dasma e saj me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, duke zbuluar edhe fustanin e tretë që veshi gjatë festimeve në Portugali.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila u martua të shtunën, kishte zgjedhur fillimisht një fustan të gjatë me dantellë dhe korse nga për ceremoninë, ndërsa për pritjen e mbrëmjes veshi një model me shkëlqim nga marka luksoze Galia Lahav.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Perrie tregoi edhe veshjen e saj të tretë për “orën e koktejlit”, një fustan të shkurtër të zbukuruar nga Annie’s Ibiza, me detaje perlash dhe qepje ari.

Pamjen e kompletoi me një xhaketë të përshtatshme, syze dielli portokalli dhe taka me dantellë, shkruan DailyMail.

Ylli i Little Mix pozoi me motrën e saj Caitlin, nënën Debbie dhe shoqërueset e nuses, teksa shijonin shampanjë dhe kokteje në nisje të festimeve shumëditore.

Këngëtarja tregoi edhe një episod emocional që i ndodhi para dasmës. Ajo zbuloi se kishte humbur gjerdanin me diamante që Alex i kishte dhuruar pas lindjes së djalit të tyre Axel dhe se kishte qarë gjithë ditën duke e kërkuar.

Megjithatë, mëngjesin e dasmës, stilisti i flokëve Aaron Carlo e gjeti medaljonin e kapur në zgjatjet e flokëve të saj.