Ballina Sport Real Madrid është klubi që ka përfituar më shumë para

Real Madrid është klubi që ka përfituar më shumë para

16
0

Real Madrid është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani në Kupën e Botës për Klube 2025, teksa dhjetëshja mbyllet me sauditët e Al-Hilal.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshëndeti me krenari edicionin e parë të zgjeruar Kupës së Botës për Klube këtë verë si një moment “të madh” për futbollin.

Ky edicion iu ka garantuar shumë para thuajse secilës skuadër pjesëmarrëse, por ka disa nga ato që kanë përfituar shumë deri tani, pas arritjes në çerekfinale.

Sipas faqes Sport Illustrated, Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani, duke siguruar një shifër prej 61.5 milionë dollarësh apo 52.23 milionë euro.

Ekipi i dytë në listën e përfituesve është Bayern Munich me përfitime prej 49.43 milionë euro, ndërsa ‘podiumin’ e kompleton Paris Saint-Germain me fitime prej 47.5 milionë euro.

Lista vazhdon me Chelsean që ka fituar 45.52 milionë euro, Borussia Dortmundin që ka fituar 44.42 milionë euro dhe Manchesteri City me 43.9 milionë euro.

Klubet braziliane, Palmeiras dhe Fluminense ndajnë pozitën shtatë me përfitime prej 33.80 milionë euro, teksa pasohen nga Interi me 31.25 milionë euro dhe Al Hilal i dhjeti me 29.05 milionë euro.

Më poshtë në listë gjenden klube si Benfica, Flamengo, Botafogo, Juventus, Porto, Atletico Madrid, Inter Miami, Monterrey, River Plate dhe Boca Juniors, të cilat kanë fituar nga Kupa e Botës për Klube nga 25.40 milionë euro deri tek i fundit që ka fituar 14.16 milionë euro.

Ndryshe, paratë e fituara vijnë nga pjesëmarrja e tyre, ku kanë përfituar nga 10 deri në 35 milionë euro, të pasuara me çmime si fitorja në grup që vlente rreth 2 milionë euro, barazimi rreth 1milion euro, kualifikimi në fazën e 1/8-tës rreth 7 milionë euro dhe kalimi në çerekfinale mbi 11 milionë euro.

Sa para ka fituar deri më tani secila skuadër në Kupën e Botës për Klube:

1. Real Madrid – 61.5 milionë dollarë (52.23 milionë euro)

2. Bayern Munich – 58.2 milionë dollarë (49.43 milionë euro)

3. Paris Saint-Germain – 55.9 milionë dollarë (47.5 milionë euro)

4. Chelsea – 53.6 milionë dollarë (45.52 milionë euro)

5. Borussia Dortmund – 52.3 milionë dollarë (44.42 milionë euro)

6. Man City – 51.7 milionë dollarë (43.9 milionë euro)

7. Palmeiras – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

8. Fluminense – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

9. Inter – 36.8 milionë dollarë (31.25 milionë euro)

10. Al Hilal – 34.2 milionë dollarë (29.05 milionë euro).