Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit.
Sot,për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.