Tani është zyrtare. Tammy Abraham është lojtari i ri i Besiktasit. Lajmi është bërë publik nga klubl, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Beşiktaş do t’i paguajë Romës 2 milionë euro neto si kosto të huazimit për sezonin 2025-2026. Nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në kontratë, transferimi do të bëhet i përhershëm duke filluar nga sezoni 2026-2027, me një pagesë prej 13 milionë eurosh, të paguara me këste deri në vitin 2030.
Sa i përket pagës, Abraham do të përfitojë 6 milionë euro në sezonin 2025/2026, 6.5 milionë në 2026/2027, 7 milionë në 2027/2028 dhe 7 milionë të tjera në 2028/2029.