Ballina Bota Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga...

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

17
0

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe deri në 25 vajza nga një kamp veror janë ende të zhdukura pas përmbytjeve të befasishme që goditën shtetin e Teksasit të premten, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti tragjedinë “tronditëse” dhe “të tmerrshme”. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se po zhvillohen operacione kërkim-shpëtimi dhe se janë angazhuar qindra forca në terren, përfshirë helikopterë, dronë dhe ekipe shpëtimi.

Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për vetëm 45 minuta, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke marrë jetë njerëzish. Ndër viktimat dhe të zhdukurit janë edhe pjesëmarrëse në kampin veror Camp Mystic.

Problemet me komunikimin dhe mungesa e një sistemi paralajmërimi kanë vështirësuar evakuimin dhe njoftimin e familjarëve. Autoritetet konfirmojnë se shumë prej të zhdukurve mund të jenë ende gjallë, por jashtë kontaktit.

Ndërkohë, përmbytje të rënda janë raportuar edhe në Nju Xhersi, ku tre persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve gjatë një stuhie të fortë.