Ballina Kronika 20 mijë euro një pasaportë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm drejt...

20 mijë euro një pasaportë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm drejt SHBA dhe BE, arrestohen babë e bir, procedohet bashkëpunëtori i tyre

16
0

Një laborator i fshehtë për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, përfshirë pasaporta të huaja, është zbuluar nga Policia e Tiranës si rezultat i një hetimi 7-mujor të zhvilluar me metoda speciale nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë. Operacioni u kodua me emrin “Identiteti”.

Si rezultat, u arrestuan dy shtetas, babë e bir:

Ylli Brahimaj , 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK, për përfshirje në një grup kriminal për veprimtari të njëjtë më herët.

Pjerin Brahimaj, 45 vjeç, djali i tij.
Gjithashtu, është proceduar penalisht Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve, ku u sekuestruan dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe pajisje të tjera që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.

Sipas hetimeve, çmimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj varionte nga 15 000 deri në 20 000 euro, ndërsa këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalmim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së dhe SHBA-së.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.